Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, ku në fokus të diskutimeve ishte kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend.
Pas diskutimeve, palët arritën dakordësinë që mocioni me debat të zhvillohet në seancën plenare të datës 10 dhjetor 2026.
Ndërkohë, në rendin e ditës ishin edhe projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve për periudhën 7-25 dhjetor 2026.
Për këto dy çështje nuk u arrit mirëkuptimi mes palëve, ndaj ato do t’i kalojnë për votim seancës plenare.
