Uefa Champions League rikthehet me raundin e 5 të fazes së Ligës pas plotë 3 javësh pauzë për shkak të Ligës së Kombeve. Pas përfundimit të gjysmës së rrugëtimit në këtë faze, PSG dhe Real Madrid janë dy skuadrat e vetme me pike të plota.
Pikërisht madrilenët, që vijnë pas një ecurie pozitive në kampionat do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në Champions, teksa ditën e sotme në “Bernabeu” do të sfidojnë kampionët holandez të PSV Eindhoven, ku në letër janë superfavoritë për një tjetër fitore.
Sfida më interesante pritet të jetë ajo që do të zhvillohet në Londër, aty ku kryesuesit e Premier Ligës Arsenal do të sfidojnë kryesuesit e Bundesligës, Borussia Dortmund. Një ndeshje shumë e bukur, teksa skuadrat ndahen me vetëm një pike në renditjen e përgjithshme.
Tjetër ndeshje plot interes pritet të jetë ajo mes Manchester City dhe Napolit. “Qytetarët” e Enzo Marsecës vijnë pas një periudhe negative, teksa nuk fitojnë në kampionat prej më shumë se 1 muaji. Megjithatë ata kanë arritur të sigurojnë 9 pikë në Champions. Përballë do të kenë napolin e Max Allegrit, që pas një nisje të errët të sezonit, duket se në ndeshjet e fundit ka dhënë shenja jete. Megjithatë në Champions, ata kanë grumbulluar vetëm 3 pikë, duke qenë jashtë edhe zones “play-off”.
Në sfidat e tjera, Como do të pres AEK e Thomas Strakoshës në shtëpi, Leipzig do të sfidojë Lens, ndërsa përballje e fortë do të jetë edhe ajo e Roterdamit, aty ku Feyenoord do të presë Porton.
