Barazimi 2-2 ndaj Napolit ka lënë shije të hidhur te Manchester City, ndërsa Erling Haaland ka dhënë sinjale se situata në kampin anglez nuk është aspak e lehtë. Sulmuesi norvegjez foli hapur pas ndeshjes, duke pranuar se rezultatet jo të mira kanë ndikuar edhe në mënyrën se si skuadra e përjeton lojën.

“U përpoqëm të ushtronim presion, por nuk ia dolëm. Kjo nuk është mjaftueshëm e mirë. I lejuam të na rrezikonin shumë lehtë dhe nuk arritëm ta kontrollonim apo ta sulmonim ndeshjen ashtu siç dëshironim.

“Futbolli mund të jetë shumë i vështirë dhe shumë i lehtë. Kur fiton ndeshje, gjithçka është e lehtë dhe e di saktësisht se çfarë duhet të bësh. Kur nuk fiton, fillon të vësh gjithçka në pikëpyetje. Gjëja ideale do të ishte të mos mendonim shumë, por në këto momente është e vështirë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb