Ish-deputeti Asllan Dogjani ka komentuar përplasjet brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se konfliktet në radhët e mazhorancës ishin të pritshme dhe se kryeministri Edi Rama ka synuar që prej vitesh të sundojë partinë.

I ftuar në News24, Dogjani ka sjellë në vëmendje përplasjen e tij me Ramën në vitin 2012, kur ishte pjesë e Partisë Socialiste, duke kujtuar edhe paralajmërimin që u kishte bërë asokohe kolegëve socialistë.

“Kam menduar që kjo gjë brenda PS-së do të ndodhte më herët. Në vitin 2012 kisha një konflikt me Ramën për shkak të parimeve, sepse që atëherë ai donte të sundonte PS-në. Rama është një njeri që ndryshe flet e ndryshe vepron. Mua më ra shpejt ta njoh Ramën. U thashë socialistëve në Kuvend: Sot më shihni kështu, por nesër do të jetë vonë për ju”, u shpreh Dogjani.

Duke komentuar përplasjen mes Elisa Spiropalit dhe kryeministrit, ish-deputeti tha se reagimi i saj është i vonuar, ndërsa vuri në pikëpyetje besueshmërinë e qëndrimeve të ish-kryetares së Kuvendit, për shkak të mbështetjes që ajo i ka dhënë Ramës ndër vite.

“Sa për Spiropalin, më mirë vonë se kurrë. Ajo ka përgjegjësitë e veta në atë parti. Deri dje i ka bërë fresk Ramës dhe sot nuk është shumë e besueshme. Ishte krahu i Ramës, sot zihen për pushtet”, deklaroi ai.

Dogjani u shpreh se pakënaqësia ndaj qeverisjes së Ramës po rritet edhe mes vetë socialistëve, duke argumentuar se problemet ekonomike dhe sociale prekin qytetarët pavarësisht bindjeve të tyre politike.

“Socialistët, për mendimin tim, do të votojnë kundër Ramës. Me politikat që bëjnë duan të largojnë qytetarët nga Shqipëria, edhe socialistët. Në Kamëz, për shembull, i majti dhe i djathti vuajnë njëlloj. Ndërkohë, lloji i Ramës vjedhin me miliarda, nuk kanë lënë gjë pa vjedhur”, u shpreh ish-deputeti.

Gjatë intervistës, Dogjani është ndalur edhe te protestat e përditshme kundër qeverisë, duke theksuar se ka qenë pjesë e tyre së bashku me familjen që prej ditës së parë. Ai ka falënderuar gjithashtu News24 për pasqyrimin e protestave.

“Falënderoj News24 për transmetimin e protestave. Jeni një media që i keni dhënë një vlerë të jashtëzakonshme demokracisë. Keni përgëzimet e të gjithë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb