Këngëtarja e njohur Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau vijojnë të shijojnë lidhjen e tyre romantike, këtë herë me një udhëtim në Evropë.
Çifti ka zgjedhur Italinë si destinacionin e radhës, ndërsa këngëtarja 42-vjeçare ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pushimet e tyre së bashku me Trudeau, 54 vjeç.
Perry dhe Trudeau udhëtuan me tren nga Parisi drejt Venecias, ku nuk munguan momentet e relaksit, lojërat me letra dhe një lojë tavëll. Në fotot e publikuara, këngëtarja shfaqet duke shijuar edhe një moment çlodhjeje në vaskë.
Një nga detajet që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një selfie e çiftit me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë qëndrimit të tyre në Francë.
Krahas fotove nga udhëtimi, Katy Perry zbuloi edhe ndryshimin e saj të fundit në pamje, duke iu referuar prerjes së re të flokëve bob.
“Shfaqja e parë evropiane e flokëve bob”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit, ndërsa në sfond kishte zgjedhur këngën e saj festive “Cozy Little Christmas”.
Postimi i këngëtares ofroi një tjetër vështrim mbi momentet që çifti po kalon së bashku, mes udhëtimeve, relaksit dhe vizitave në destinacione të ndryshme evropiane.
