Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka shpallur të paligjshëm përjashtimin 60-ditor nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Gjykata ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, të datës 12 tetor 2026, përmes të cilit dy deputetët ishin përjashtuar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
Në vendimin e saj, Gjykata Administrative ka përcaktuar edhe ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit.
Në dispozitivin e vendimit thuhet:
“1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën ‘Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu’.
- Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.”
Me këtë vendim, gjykata rrëzon masën disiplinore të marrë nga Kuvendi ndaj dy deputetëve demokratë, duke u hapur rrugën rikthimit të tyre në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
