GREQI- “Kryeministri i ri grek, Cipras, po e vë në rrezik vendin e tij pasi nuk po respekton kushtet”. Kështu është shprehur sot kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”.
Deklarata e tij vjen pasi ministri grek i financave, Varufakis u shpreh se Greqia nuk do të bashkëpunojë më me Trojken, duke e quajtur komitet joserioz anti-evropian.
(ma.ar/BalkanWeb)