Misioni i NATO-s ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, më 28 Nëntor, duke vënë në dukje partneritetin mes dy vendeve dhe rëndësinë e anëtarësimit në NATO.

Në mesazhin e urimit, pala amerikane thekson se Aleanca e NATO-s është themeli i mbrojtjes së përbashkët, ndërsa mirëpret angazhimin e Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje, me qëllim forcimin e sigurisë kolektive.

Gjithashtu, në mesazh nënvizohet bashkëpunimi mes dy vendeve për përballimin e kërcënimeve kibernetike, krimit ndërkombëtar dhe karteleve kriminale.

Mesazhi:

Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të përbashkët. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet në mbrojtje, për të forcuar sigurinë kolektive.

Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin ndërkombëtar dhe kartelet, për të mbajtur të sigurta të dyja vendet tona.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb