Edhe artistë dhe personazhe të njohur publikë i janë bashkuar protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Mes tyre është edhe Inida Gjata, e njohur me emrin e artit Zhaku.

Në një prononcim gjatë protestës, ajo uroi shqiptarët kudo që ndodhen për festën e Pavarësisë, duke e cilësuar 28 Nëntorin një prej datave më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Zhaku shprehu mbështetjen për qytetarët që kanë protestuar gjatë gjashtë muajve të fundit, duke deklaruar se vendosmëria dhe rezistenca e tyre do të shpërblehen. Ajo u shpreh gjithashtu se situatën e sheh si të ndërlikuar, pasi, sipas saj, institucionet shtetërore po veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut.

Inida Gjata (Zhaku):

“Uroj shqiptarët kudo ku janë për festën. Është një nga datat më të rëndësishme të historisë së kombit. Të gjithë ata që kanë protestuar në gjashtë muajt e fundit, u uroj fitore. Vendosmëria dhe rezistenca do të shpërblehen.

E shoh situatën të ndërlikuar kur shteti është armiku numër një i ligjit dhe rebelët e vërtetë drejtojnë shtetin dhe i rebelohen të drejtave të njeriut, ligjeve të Zotit dhe Kushtetutës.

Jemi shumë të revoltuar dhe nuk do të dorëzohemi në asnjë moment. Shqiptarë, bashkohuni të gjithë bashkë dhe do të fitojmë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb