Situata në protestën kombëtare të 28 Nëntorit është përshkallëzuar më tej para Kryeministrisë.

Policia ka përdorur autobotët për të hedhur ujë me presion në drejtim të protestuesve, ndërsa qytetarët janë kundërpërgjigjur duke hedhur molotovë.

Si pasojë e përplasjes, autoboti i policisë dhe një efektiv janë përfshirë nga flakët. Tensionet vijojnë në zonën para godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë pas urdhrit për të qëlluar me plumba gome, gazetari Osman Stafa ka siguruar edhe pamje të fakteve që efektivët kanë nisur me zbatimin e urdhrit, pasi plumb gome është gjetur në zonën e ish- hotel “Dajtit”.

111
111

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb