Ardon Jashari mund të largohet nga Milani që në merkaton e janarit, me PSV Eindhoven që ka shfaqur interes konkret për shërbimet e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.
Sipas mediave, klubi holandez po shqyrton mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit në formën e huazimit, duke përfshirë edhe një opsion për blerjen përfundimtare në fund të sezonit.
PSV e konsideron Jasharin një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mesfushës dhe thuhet se ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e futbollistit për të mësuar më shumë rreth kushteve të kontratës së tij.
