Vijon protesta e sotme e qytetarëve kundër qeverisë në Ditën e Çlirimit.
Ndërsa policia ka arritur që të vendoset në Sheshin Skënderbej, pasi përdori gaz lotsjellës masiv, protestuesit janë shpërndarë nëpër rrugët e Tiranës.
Protesta gjatë ditës së sotme ka qenë tepër dinamike. Gjatë protestës, u lëndua rëndë me plumba gome edhe deputeti i PD-së Kliti Hoti.
Në lidhje me ngjarjen, ministri i Brendshëm Ervin Demo deklaroi se ka kërkuar pezullimin e policit që ka qëlluar deputetin demokrat.
Sakaq, kreu demokrat Sali Berisha theksoi se sulmi ndaj deputetit të PD-së është tentativë vrasjeje, e kryer me urdhër të Ramës.
