Jetaoshqef.al publikoi sot një video, ku dukej fare qartë inspektori i Hanit të Hotit duke marrë ryshfet. Muhamet Toka u filmua teksa merrte para nga shoferët e automjeteve në mënyrë që t’i lejonte ata të kalonin. Kështu, inspektori ka favorizuar personat që i jepnin ryshfet që të kalonin doganën pa pritur në radhë.
Ai akuzohet për “Shkelje të kodit të etikës” dhe për “Korrupsion pasiv”, ndërsa ka nisur procedura për përjashtimin e tij nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, vajza që filmoi këtë skenë korrupsioni, ka dërguar mesazh pranë redaksisë Jetaoshqef.al, duke thënë se atë po e kërcënojnë.
“Përshëndetje Jeta Osh Qef! Pas publikimit të videos nga ana juaj, janë vënë në lëvizje strukturat e doganës për të gjetur se kush e kishte bërë videon. Njëra nga kamerat e sigurisë më kishte kapur mua. Çfarë të bëj, jeta ime është në rrezik”, kanë qenë këto fjalët e saj.
(BalkanWeb)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb