ITALI – Këshilli i Ministrave në Itali ka shpallur gjendjen e emergjencës pas tërmetit të një dite më parë, që shkatërroi disa qyteza në Italinë Qëndrore dhe shkaktoi 250 të vdekur.
Kryeministri Matteo Renzi bëri të ditur se qeveria ka akorduar 50 milionë eurot e para për emergjencën e shkaktuar nga tërmeti, ndërsa siguroi se rindërtimi i zonave të shkatërruara është prioritet i të gjithë vendit.
Gjithashtu qeveria italine ka perjashtuar nga taksat zonat e prekura nga tërmeti, per nje kohe te pacaktuar.
(er.nu/BalkanWeb)
