ELBASAN- Një konflikt për motive xhelozie ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi në Elbasan. Burime policore bëjnë të ditur se, autori i plagosjes është shtetasi Dionis Haxhiu, 37 vjeç.

Ky i fundit ka qëlluar me thikë për motive xhelozie Astrit Ibrahimin, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Aktualisht i plagosuri Astrit Ibrahimi ndodhet në reanimacionin e spitalit të Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë e Elbasanit arritën të prangosin autorin në flagrancë. Dionis Haxhiu, sipas policisë banonte në Peqin.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb