DASHI
Jeni shumë konservatorë. Në këtë ditë fundjave, Hëna ndodhet në një kuadraturë të lodhshme, për ju eksponentë të Dashit… Ne rekomandojmë vendosmëri më të madhe në marrjen e vendimeve, sepse arrini të jeni joshës si zakonisht. Duke qenë se doni të shmangni rreziqet, njerëzit që ju intrigojnë nuk ju tërheqin si zakonisht, ndaj bëni gjithçka t’i mbani larg. Jeni shumë të kujdesshëm dhe doni të mbroni gjërat që keni.
DEMI
Altruizmi ju bën të dukeni më të mirët. Këtë të shtunë, yjet ju bëjnë të jeni mjaft pozitivë, ju eksponentë të Demit. Kushdo që ju qëndron pranë do të krijojë idenë se jeni bërë shumë të përpiktë. Do të fitoni vlerësimin e njerëzve që ju rrethojnë, ndërsa ju shohin sa shumë lodheni për të arritur objektivat tuaja. Me ndihmën e humorit tuaj të mirë dhe me dëshirën për të ndihmuar të tjerët, në marrëdhëniet sociale do të jeni juve që do të arrini të përfitoni.
BINJAKET
Edhe pse kjo është e shtuna e fundit e gushtit, ju mund të përmirësoni gjendjen tuaj financiare. Mos lejoni që t’iu ikin nga duart rrethanat pozitive në të cilat gjendeni, duke mos u dhënë rëndësinë që duhet. Për ju binjakët, Hëna do të kalojë në pozicion të dytë, duke nisur nga dita e sotme. Para jush është mundësia për t’i dhënë një hov të ri gjendjes suaj financiare.
GAFORRJA
E shtuna do të sjellë mundësi të reja për t’u zbavitur. Duke nisur nga kjo ditë e parë e fundjavës, ju të Gaforres, do të ndihmoheni nga një pozicion shumë i mirë i Hënës. Ndaj do të ishte një gjë me mend të përfitoni sa më shumë nga ky moment. Në të gjithë sektorët e ekzistencës, profesionalë ose personalë, duket në horizont mundësia për një situatë e bukur dhe të pazakontë.
LUANI
Keni punuar shumë për të arritur disa rezultate. Ndaj nuk është e drejtë që dikush të përpiqet t’i paraqesë si të tijat. Yjet janë duke u larguar nga zona juaj, këtë të diel. Kini kujdes ndaj njerëzve, sepse janë gati të marrin diçka ose dikë që është i juaji.
VIRGJERESHA
Ju shumë sensualë dhe kush është i interesuar ndaj jush, nuk do të vonojë ta vërë re. Është e lehtë për ju të përfitoni nga momentet e bukura të fatit të mirë, për shkak të humorit tuaj të mirë dhe të gatishmërisë suaj për të qenë të sinqertë me të gjithë. Në këtë ditë fundjave, për ju të Virgjëreshës, Hëna do të vihet në një pozicion mjaft favorizues… Do të zbuloni se jeni më të hapur se zakonisht ndaj risive dhe kjo rrethanë do ju bëni të vlerësoheni më shumë në të gjithë sektorët, si profesionalë dhe ndër personale.
PESHORJA
Ndonjëherë është e nevojshme edhe të rrezikosh. Për juve të Peshores, duke nisur nga kjo e shtunë, Hëna është duke lëvizur në një pozicion joharmonik. Ndonjë gjë apo ndonjë njeri ju pengon të arrini rezultatet më të mira? Njerëzit që ju rrethojnë do të mendojnë se jeni më pak i qetë se zakonisht, duke qenë se do ju mungojë dëshira për të ëndërruar.
AKREPI
Ju dini si të arrini me mjeshtëri qëllimet tuaja. Një yll do të kalojë transit në një pozicion harmonik për juve të Akrepit, duke filluar nga sot. Njerëzit që ju interesojnë do ju shohin si të ndërgjegjshëm, ndaj do të përfitoni vlerësimet e tyre. Mirësia – që është një nga karakteristikat e kësaj faze – ju bën të mundur të realizoni qëllimet që dukeshin të mundura të realizoheshin deri dje.
SHIGJETARI
“Gjendja juaj shpirtërore është më e mirë për ju dhe për të tjerët. Jetë e përditshme do të ristabilizohet pikërisht në momentin kur dukej se nuk ishte më e mundshme. Këtë të shtunë, për juve të shenjës së Shigjetarëve, Hëna do të jetë në pozicion të mirë astrologjik … Harmonia me njerëzit më afër jush do të thellohet. Ekziston mundësia të merrni lajme të papritura, por shumë të dobishme, për sa i përket aspektit të pronësisë së familjarëve tuaj”.
BRICJAPI
“Duhet të përpiqeni të tregoheni më zemër hapur, ndonjëherë! Për juve të Bricjapit, është duke u formuar një pozicion jo shumë i favorshëm i Hënës në shenjën tuaj. Nëse ka konflikte, mos u shqetësoni. Gjithçka do të kthehet në favorin tuaj shumë shpejt. Duke qenë se ëndërroni të shmangni çdo të papritur, njerëzit që doni do ju shohin më pak të lumtur se zakonisht, ndërsa do të donin të ishit të lumtur si dikur”.
UJORI
E shtuna e fundit e gushtit, do ju dhurojë shumë sensualitet. Për juve të Ujorit, Ylli i natës është në shtëpinë dhe jetën tuaj të përditshme, duke favorizuar ëndrrat tuaja. Do ta shihni veten se jeni të gatshëm t’i bëni ballë gjërave pragmatike dhe dita juaj do të rrjedhë ashtu si juve e doni, për sa i përket gjërave të përditshme.
PESHQIT
Jeni shumë më të besueshëm në krahasim me ditët e fundit. Ndjeshmëria (që ju karakterizon gjatë kësaj periudhe) ju mundësojnë të arrini gjëra që dukeshin të pamundura. Nga kjo e shtunë, Hëna është duke kaluar në një pozicion mjaft të favorshëm për juve të shenjës së Peshqve. Njerëzit që frekuentoni dhe ju shohin që lodheni, do ju vlerësojnë, duke ju konsideruar më të përgjegjshëm.
