Nga: DORJANA BEZAT*
TIRANE –Të shtëna me armë zjarri kanë shkaktuar panik tek qytetarët, pasditen e së dielës në zonen e Mulletit, në Tiranë. Rreth orës 15:00, tre persona kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip fuoristradë, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër.

Menjëherë pas sinjalizimit shërbimet e komisariatit nr. 1 kanë kaluar në gatishmëri duke i ndaluar tre personat përballë “ Liceut Artistik”. Pasi panë se po ndiqeshin nga policia njëri nga pasagjerët e ka hedhur në rrugë armën.

Policia menjëherë ka sekuestruar armën e zjarrit, si edhe ka arrestuar shtetasit Ermal Kadilli, Dritan Masha dhe Dritan Ago.

Mësohet se  arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, i cili u neutralizua nga një police femër.

Para uniformave blu ai pranoi posedimin e armës tha se kishte qëlluar në ajër pa arsye.

VIDEO E ARRESTIMIT

NJOFTIMI I POLICISE

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur kapjen në flagrancë të tre shtetasve:

  • Ermal Kadilli, 36 vjeç, banues Tiranë
  • Dritan Masha, 36 vjeç, banues Tiranë
  • Dritan Ago, 35 vjeç, banues Tiranë

Të tre shtetasit e sipërpërmendur udhëtonin në një automjet  tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe  dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga  një resort (bar -restaurant) në Mullet.

Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre.

Rreth orës 14:40, janë konstatuar në  rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut.

Në momentin e ndalimit këta shtetas  kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjëherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri  pistoletë tip TT.

Dyshohet se arma i përkiste  shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje (Mullet)janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PAMJET GJATE ARRESTIMIT NGA KAMERAT E TRUPIT TE POLICISE

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/punetebrendshme.gov.al/videos/1246181262098697/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: