Çështja e burkinit në Francë bëri xhiron e botës javën e kaluar pasi policia detyroi një grua që ta hiqte veshjen e saj.
Por ju si do të vepronit në rast se do të ndodhte përpara jush?
Tre aktorë vendosën të bënin një test, me njërin që u shtir si pushues dhe tjetrin si polic, ndërkohë që i treti e filmonte me kamera të fshehtë.
Polici i afrohet aktores të veshur me veshje myslimane dhe i kërkon të heqë burkinin sepse ndodhen në plazh. Vajza i thotë se është e drejta e saj të mbajë veshur cfarë të dojë dhe se ka dalë në plazh të kalojë pak kohë të lirë.
Edhe pse në fillim shumëkush e injoroi skenën, rezultati qe befasues, pasi vetëm gratë me ngjyrë dhe ato aziatike ndërhynë për ta qortuar sjelljen e policit. Reagimi i tyre është mbreslënës.
(d.b/BalkanWeb)
