TIRANE- Kujdes kur flisni në telefon teksa ngisni makinën, ndryshe do ta pësoni si ky shofer.
Shoferi u kap nga policia rrugore gjatë një aksioni, pasi ishte duke përdorur telefonin celular në kohën që ishte në timon. Efektivët e rrugores e ndalojnë dhe i komunikojnë gjobën prej 1500 lekësh, për shkeljen e kryer.
Edhe pse u njoh me gjobën, polici tentoi ta ndreqte situatën pa shkuar tek gjoba, duke e pyetur policin “A bëhet gjë…?”, por nga ana tjetër polici vazhdoi: “Do marrësh masën e gjobës që të takon”.
Sipas policisë vetëm gjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh të cilët nuk
kanë pasur leje drejtimi ndërsa 23 drejtues mjetesh kanë qenë në gjendje të dehur.
(ma.ar/BalkanWeb)