SHBA-Në MTV Video Music Awards të këtij viti ajo nuk mori asnjë cmim, por ishte mes artisteve më të vlerësuara në tapetin e kuq.
Alicia Keys e shoqëruar nga bashkëshorti Swizz Beatz, ka mbajtur premtimin e bërë në maj për tu prezantuar përpara fotografëve dhe kamerave fare pa make-up. Asnjë shenjë rimeli apo pudër në fytyrën e artistes amerikane, që ka shfaqur një linjë shumë të mirë fizike.
Vendimi për të mos u trukuar më erdhi disa muaj më parë, pasi pa një foto të realizuar nga Paola Kudacki, ku shfaqej pa make-up teksa dilte nga palestra.
Më përpara pamja fizike ishte bërë një fiksim për këngëtaren e ‘Girl on fire’ dhe ‘No One’.
‘Nuk dua të mbulohem më kurrë’, kishte shkruar më pas Alicia në një letër të hapur në një blog të Lenny Letter. ‘Nuk dua më të mbuloj fytyrën time, as mendjen, shpirtin, mendimet, ëndrrat, betejat, rritjen time emocione. Asgjë’.
(da.xha/BalkanWeb)
