Këngëtari amerikan Chris Brown është arrestuar në Los Angelos pasi akuzohet se kërcënoi me armë Miss Kaliforninë, Baylee Curran.
Kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi sipas saj reperi i kishte vendosur armën në kokë duke e kërcënuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shtëpinë e Chris Brown ku Baylee Curran kishte shkuar së bashku me një mikun e tyre të përbashkët. Reperi ka qëndruar me orë të tëra brenda shtëpisë i rrethuar, por në fund i është dorëzuar policisë.
Kujtojmë se këngëtari është dënuar edhe për dhunën ndaj ish të dashurës së tij në 2009, yllit të popit Rihanna.
(d.d/BalkanWeb)
