ITALI-‘U kënaqëm vërtet në Romë dhe mbrëmë kemi vizituar Colosseo. Me ndihmën e të gjithëve që njohëm në Itali, u ndjemë si në shtëpinë tonë. Do të kthehemi prapë atje”.

Kështu Mark Zuckerberg ka mbyllur vizitën e tij në Romë, duke publikuar një foto së bashku me bashkëshorten Priscilla përballë Colosseo.
Themeluesi i Facebook ka kaluar disa ditë në kryeqytetin italian, ku ka mbajtur edhe një konferencë për studentët e Universitetit Luiss, pas takimit me Papa Francesco dhe kryeministrin Matteo Renzi.

Zuckerberg me pas ka fluturuar drejt Lagos, Nigeri, vendi që ka tregun më të madh të social network në Afrikë.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: