‘Seriozisht? Vishu urgjent!’ Miranda Kerr thyen heshtjen për fotot nudo të ish-bashkëshortit të saj, Orlando Bloom dhe e urdhëron atë të, ‘të vishet dhe të bjerë qetësi për pak kohë’.
Fotot nudo të Bloom me të dashurën e tij Katy Parry, teksa lundronin në Mesdhe me një varkëz, janë komentuar gjatë në mediat rozë. Shumë ngritën pikëpyetjen, se çfarë mendon ish-bashkëshortja e tij pas këtij skandali.
Dhe më në fund ajo foli. 33-vjecarja tha se u shokua kur Orlando i shkruajti një mesazh ku i tregonte për fotot që i kishin dalë në media. Duke folur për një radio australiane, ajo tha; “O Zot ai më shkroi dhe më tha, ‘jam i shqetësuar, i sikletosur se disa fotografi kanë dalë dhe janë publikuar. Mendova se duhet ta dish këtë, para se të të shfaqen para syve’, dhe unë i thashë; ‘hmm, ok, po nuk e mendove? Seriozisht nuk e mendove këtë gjë se fotot do të të dilnin?’. E sigurisht që ai nuk e kishte menduar fare”.
Modelja Miranda është nëna e një djali 5-vjecar, fryt i martesës me aktorin Orlando Bloom. Ajo shton se pas mesazhit, mendoi të shkojë e t’i dhurojë aktorit, ndonjë palë rroba banje.
“Do të shkoj t’i çoj Orlandos një palë mbathje, se mbase ai i pëlqen ato”, thotë ajo dhe shpërthen në të qeshura.
Miranda u lidh me Orlandon në vitin 2007, në vitin 2010 patën fëmijën e tyre Flynn, por në vitin 2013, çifti u nda. Ndërsa Orlando këto kohë shoqërohet me Katy Perry, Miranda është fejuar me krijuesin e Snapchat, Evan Spiegel.
(d.b/BalkanWeb)
