TIRANE-Pas dorëheqjes së Edmond Haxhinastos nga ministër i Transporteve, zyra e shtypit të Kryeministrit deklaroi në interesim të mediave se, nuk do të ketë ndryshime në qeveri.
Kjo deklaratë hedh poshtë hipotezat e ngritura se do të kishte largim të ministrave.
Mbyllet sot kështu dhe sondazhi i BalkanWeb, ku votuesit me votë online zgjodhën ministrin që ata mendonin se do të largohej nga posti.
Votuesit iu afruan emrit të Haxhinastos, i cili doli i treti në renditje, por shumica menduan se do të largohej Saimir Tahiri, ose Ilir Beqaj.
Për 20 orë sondazhi i vendosur mblodhi mbi 620 vota, të cilat u konvertuan kështu:
Saimir Tahiri 33%, 205 vota
Ilir Beqaj 21%, 132 vota
Edmond Haxhinasto 7%, 41 vota
Lindita Nikolla 5%, 29 vota
Ditmir Bushati 4%, 26 vota
Mirela Kumbaro 4%, 25 vota
Mimi Kodheli, 3%, 22 vota
Bledi Çuçi 3%, 18 vota
Arben Ahmetaj 3%, 17 vota
Lefter Koka 3%, 16 vota
Ylli Manjani 2%, 15 vota
Ermonela Felaj 2%, 14 vota
Damian Gjiknuri 2%, 13 vota
Eglantina Gjermeni, 2%, 12 vota
Edmond Panariti 2%, 12 vota
Klajda Gjosha 2%, 11 vota
Milena Harito 2%, 10 vota
Milva Ekonomi 1%, 7 vota
Blendi Klosi 1%, 4 vota
Vota total 629 vota
(d.b/BalkanWeb)
