ITALI-Të gjithë sytë janë drejtuar nga nusja. Cristel Carrisi, vajza e Albano dhe Romina Power i ka thënë ‘Po’ në Lecce, Davor Luksic-it, përpara 500 të ftuarve.
Dasma e saj bëri të diskutohej gjatë edhe për pjesëmarrjen në ceremoni të shoqes të Albanos, Loredana Lecciso, e cila e mori ftesën në momentin e fundit, por nuk mori pjesë në të.
Në dasmë ishin vajza Jasmine që Loredana ka me Albanon dhe Brigitta Cazzato, e lindur nga martesa e parë e showgirlit italian dhe mikeshë e ngushtë e Cristel.
Mes të ftuarve Vip ishin Boy George, Michelle Placido, Toto Cutugno, stilistet Laura dhe Lavinia Biagioti.
Në kishën e San Matteo nusja është shoqëruar nga babai Albano. Ja disa foto nga ceremonia.
(da.xha/BalkanWeb)
