Një 47-vjecar, i sëmurë mendor është arrestuar pasi kishte izoluar në banesë nënë e tij. Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar shtetasin Gëzim Mustafaj, vjeç 47, banues në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Pas katër orësh negocimesh për dorëzimin e tij, policia bashkë me forcat RENEA ka mundur të arrestojë në flagrancë Mustafajn, i cili është me probleme mendore.

Arrestimi i tij është bërë pas marrjes së një telefonate ku dyshohej se, në Gosë, shtetasi i mësipërm ka kanosur dajën e tij shtetasin L.Z, vjeç 56, banues në Durrës.

Ky shtetas për disa ditë, nuk ka lejuar të dalë nga banesa nënën N.M, 76-vjeç, gjithashtu nuk e linte të trajtohej me ushqim dhe ilaçe dhe gjendja e saj shëndetësore sa vinte dhe rëndohej. 76-vjecarja ishte dhe rezidente në Itali.

“Pas punës mirë policore dhe negocimeve u arrit të neutralizohej dhe është dërguar tek Spitali Nr 5 Tiranë për mjekim më të specializuar”, sqaron më tej komunikata.

Ngjarje si e Rrogozhinës kanë qenë të shpeshta kohët e fundit në vend. Para pak javësh, në Durrës një person i sëmurë mendor rrëmbeu kushërirën 11-vjecare nën kërcënimin e thikës e mbajti në banesë. U desh ndërhyrja e Policisë që e mitura të shpëtohet dhe personi pengmarrës të neutralizohej. Tragjike më pas pasuan ngjarjet në Palasë, ku një person me probleme mendore vrau kushëririn 12-vjecar, ndërsa në Lezhë, një efektiv i Ndërhyrjes së Shpejtë u vra nga shkëmbimi me armë, gjatë operacionit për kapjen e një të sëmuri mendor.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb