ë fund të muajit shtator, qeveria do të ketë gati ligjin për llogaritjen e taksës së shtëpive sipas vlerës së tregut.

Kështu shkruan sot gazeta ‘Panorama’.

Pas kërkesave të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për futjen e taksës së re të pronës, qeveria ka rënë dakord me ndërkombëtarët se zbatimi i saj do të nisë si projekt pilot me Tiranën.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka dërguar një letër FMN-së.

Për nisjen e tatimit të ri të shtëpive në Tiranë, qeveria ka rënë dakord me FMN-në, ku në raportin për vlerësimin e ekonomisë lajmëron zbatimin e taksës së re në vitin 2017.

Fondi vlerëson amnistinë për rivlerësimin e shtëpive, pasi sipas tij, do të rrisë deklarimin vullnetar të pronës.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: