ITALI – Çfarë kanë të përbashkët një Rachele Risaliti dhe Antonio Conte. Ajo sapo është zgjedhur Miss Italia, vjen nga Prato, është 21-vjeçare dhe jeton në Firence.

Ai është një ish-futbollist, tashmë trajner i Chelse-at, ndërsa ka drejtuar edhe Juventusin dhe kombëtaren italiane. Është e vështirë për t’u besuar, por mjafton një foto krahasuese për ta bërë edhe më reale ngjashmërinë e jashtëzakonshme që ekziston mes Rachele Risaliti dhe Antonio Conte.

Bukuroshja e re është zgjedhur Miss Italia vetëm mbrëmjen e së shtunës, në një event të transmetuar drejtpërdrejt në një televizion italian. Ajo la pas Paola Torrente dhe Silvia Lavarini, respektivisht e dyta dhe e treta.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb