GJERMANI-Një tabelë që ka shkaktuar polemika të mëdha është shfaqur në një ndeshje të Hansa Rostock dhe Aalen, të serisë së tretë gjermane.

Në ditën që përkonte me 15 vjetorin e përkujtimeve të sulmeve terroriste mbi kullat binjake të New Yorkut, në një banderole të mbajtur nga tifozët është shfaqur figura e Osama Bin Laden, terroristit përgjegjës të atentateve.

Nuk është hera e parë që tifozë të skuadrës së Aalen, tradicionalisht ekstreme të së djathtës, bëjnë figurë të keqe.

‘Pamjet e ‘sheikut të terrorit’ ishin shfaqur edhe në sezonin futbollistik 2010-2011, me rastin e festimeve për ngritjen në kategorinë e dytë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb