TIRANE- Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në Dibër. Duke shprehur keqardhje për faktin se opozita nuk e pranoi rezultatin, deputetja socialiste thotë se “PD fyen zgjedhësit që i besuan Muharrem Ramës”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook, deputetja Gjylameti thotë se Basha “e trajtoi Dibrën si një zonë të kriminalizuar”.
“Pas zgjedhjeve në Dibër, të cilat vetë Lulzim Basha u përpoq t’i kthejë në një beteje politike, ai pati kurajon të shkojë më larg se imagjinata, duke e trajtuar Dibrën si një zonë të kriminalizuar, ku të vetmit që duhen falënderuar janë ata që votuan për të. Sepse sipas Lulzim Bashës, 18602 mijë të tjerët bashkëpunuan me kartelin imagjinar të drogës, në një vend ku për tre javë rresht, as ai e as partia e tij, nuk e përmendën njëherë kanabisin si problem të Dibrës e nuk gjetën një gjethe të vetme në rrugëtimin e tyre fshat më fshat për sharjet e ditës”, shkruan deputetja Gjylameti.
Sipas saj, duke votuar kandidati e ASHE për kryetar të Bashkisë së Dibrës, qytetarët i dhanë një mësim të madh Partisë Demokratike.
POSTIMI I PLOTE
Pasi u mbyllen kutite e votimit te Dibres, Partia Demokratike, permes koleges Jorida Tabaku, deklaroi fitoren dhe na beri thirrje te pranojme rezultatin.
Ne e pranojme rezultatin me nje ndenje te forte mirenjohjeje dhe perulesie perpara komunitetit te Bashkise se re Diber. Por na vjen keq qe PD nuk e pranoi rezultatin dhe leshoi nje lume balte, qe eshte nje fyerje e madhe per popullin sovran te Dibres.
Sipas Lulezim Bashes dhe shpures se tij, qe u shperngul ne Diber se bashku me nje çete njerezish te veshur me te zeza, 18602 mije zgjedhesit qe vendosen t’i besojne Muharrem Rames dhe Partise Socialiste, jane nje tufe delesh qe kullosin ne parcelat e hashashit!
Kjo eshte pak te thuash, marrezia e nje partie qe s’ka as vizion, as program, as lider dhe qe e vetmja gje qe di te beje eshte te shaje, çdo dite, kudo dhe per çdo gje!
Pas zgjedhjeve ne Diber, te cilat vete Lulezim Basha u perpoq t’i ktheje ne nje beteje politike, ai pati kurajon te shkoje me larg se imagjinata, duke e trajtuar Dibren si nje zone te kriminalizuar, ku te vetmit qe duhen falenderuar jane ata qe votuan per te. Sepse sipas Lulezim Bashes, 18602 mije te tjeret bashkepunuan me kartelin imagjinar te droges, ne nje vend ku per tre jave rresht, as ai e as partia e tij, nuk e permenden njehere kanabisin si problem te Dibres e nuk gjeten nje gjethe te vetme ne rrugetimin e tyre fshat me fshat per sharjet e dites.
Ne shprehim keqardhjen e thelle per kete qendrim kaq te mjere e fyes te nje partie qe kujtoi se Dibra do t’i shkonte pas avazit te diskredituar te sharjeve, fyerjeve, budallalleqeve qe jane bere programi i vetem i Partise Demokratike!
Ne emer te popullit te mencur e te respektuar te Dibres, ne i themi Lulezim Bashes dhe Partise Demokratike, se Dibra nuk eshte nje zone krimi e droge, po nje vend me tradita qe sic thote nje fjale e mencur i ka dhene mend gjithe Shqiperise!
Ne i themi Lulezim Bashes dhe Partise Demokratike, se ata 18602 mije dibranë e dibrane, qe votuan Muharrem Ramen, bene nje zgjedhje shume te qarte politike e qytetare, duke e refuzuar shfaqjen e shemtuar te trupes se cirkur te Lulezim Bashes, e cila u be objekt barcaletash ne Diber!
Dibra i dha nje mesim te madh Partise Demokratike, por Lulezim Basha eshte si ata nxenesit e keqinj qe nuk i marrin mesimet po vetem thellohen ne rrugen e tyre te gabuar, duke u bere problem shqetesues i shoqerise!
Duke i falenderuar edhe njehere dibranet, per besimin e madh qe na dhane dhe duke i siguruar se do t’u jemi prane me shume se kurre, ne shprehim keqardhjen me te madhe per katandisjen e Partise Demokratike ne nje force te verber qe udhehiqet nga mllefi, paaftesia, padituria.
Si person drejteperdrejt i angazhuar ne ate fushate dhe me mirenjohjen per njerezit e mrekullueshem qe njoha, e kisha detyrim kete prononcim publik.
(el.sp/BalkanWeb)
