TIRANE- Dy automjete luksoze, të cilat ishin parkuar pranë një qendre tregtare, janë djegur sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orën 18:20, në fund të rrugës “Tish Daija”. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se fillimisht ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, me targë TR5188R, i parkuar, dhe pas tij është djegur edhe mjeti tip “Audi A3”, me targa AA 651 EE, në pronësi te firmës “T. L.”, i parkuar pranë tij.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, automjetet thuajse u dogjën plotësisht. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen ekspertë të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
(ed.me/BalkanWeb)
