TIRANE- Vijon aksioni i Policisë Rrugore për aplikimin e masave të reja administrative për drejtuesit e mjeteve që nuk vënë rripin e sigurimit. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 966 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit. Sakaq, në një video të publikuar nga Policia e Shtetit shfaqet një drejtues mjeti, të cilit i hiqet leja e drejtimit, pasi rezultonte se ishte i dehur.
Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.513 masa administrative, ndërsa janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi. Janë pezulluar gjithsej 20 patenta, nga këto 3 për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme. Sakaq, janë vendosur 28 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 47 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 133 masa administrative për shpejtësi. Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1824521677834195/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
BISEDA SHOFER-POLIC
Polici: Jeni ndaluar për test alkooli, drejtues i mjetit. Lejen e qarkullimit dhe lejen e drejtimit. Ju bëj me dije se jeni në praninë e kamerave. Do ju bëjmë një test me aparat Drager.
Pas testit, përmbajtja e alkoolit në gjak 0.37
Polici: 0.37 është testi i parë.
Drejtuesi: S’kena pi mo burrë
Polici: Të tërhiqet leja e drejtimit dhe brenda 10 ditësh do dilni në komision
Drejtuesi i mjetit: Ku ta hedh firmën mo burr. Je krejt i nderum.
(ed.me/BalkanWeb)
