SHBA – Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton ishte larguar nga ceremonia e përkujtimit të 11 Shtatorit sepse ajo nuk ndihej mirë.
Pas kësaj, kishin filluar teoritë rreth gjendjes së saj shëndetësore, rreth asaj se për çfarë sëmundje bëhet fjalë dhe nëse ajo do të mund të vazhdojë garën për presidente.
Por më pas ishte thënë se ajo është e diagnozuar nga pneumonia, e cila sipas stafit të kandidates Clinton nuk do ta pengonte atë për të vazhduar me aktivitetet e saj, përfshirë edhe rolin e presidentit nëse ajo zgjidhet.
Përveç teorive të ndryshme konspirative, së fundmi është publikuar edhe një gabim i bërë nga spikeri i lajmeve në televizionin ABC7. Ai filloi transmetimin me një deklaratë befasuese. “Mirëmbrëma”, tha Joe Torres. “Ne fillojmë me vdekjen e Hillary Clinton” shkruajne mediat amerikane.
Ndonëse Torres nuk e ka korrigjuar veten, transmetimi vazhdoi të raportonte për problemet shëndetësore të Hillary-it, në ceremoninë përkujtimore të së dielës 11 shtator në New York.
Gazetari donte të thoshte, “doctor” domethënë doktor dhe tha “death” ose vdekja e Hillary Clinton. Ndoshta ngatërrimi është bërë për faktin se dy fjalët ngjajnë shumë me njëra-tjetrën në shqiptim.
(er.cu./BalkanWeb)
