“Topi i Artë” kthehet në shtëpi. Ka qenë Gruope Amaury që kontrollon edhe “France Football”-in që e ka komunikuar lajmin pas thyerjes me FIFA-n. Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit do të jepet sërish nga revista franceze, që do të ndahet kështu nga FIFA pas shkrirjes në vitin 2010 (kur Blater i pagoi 15 milionë euro grupit Amaury).

Në sajtin e “France Football” lexohet që çmimi që është caktuar bashkarisht me FIFA-n, “i takon së shkuarës”. Formula e shkrirë jepte një çmim të vetëm mes “FIFA World Player” të FIFA-s dhe “Topit të Artë” të revistës franceze, por pas një muaji bisedimesh, marrëveshja nuk është arritur. Duket se çmimi do të kthehet me të vjetrën, vetëm nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar në çastet e fundit, kur “Topin e Artë” e jepnin gazetarët, ndërsa FIFA do të japë një çmim të sajin.

Çmimi, nga viti 2010 deri më sot caktohej nga vota e 208 trajnerëve dhe kapitenëve të Kombëtareve anëtare të FIFA-s dhe vota e 208 gazetarëve. Ata që e kanë fituar kanë vetën vetëm Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo: katër herë argjentinasi, dy herë portugezi, që është favorit dhe këtë vit.
(J.Selimi/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb