DIVJAKË– Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur sot afër rezervuarit të fshatit Kryekuq, pranë parkut Kombëtar të Divjakës në Karavasta, ndërsa vërtetohet prezenca aty e kafshëve të rrezikshme.

Në një foto të publikuar në rrjetet social shfaqet një gomar, i cili ka rënë pre e një sulmi nga një ujk. Në pamjen e rëndë, shfaqet kafsha e gjakosur, pas kafshimit të një ujku. Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Parkut Kombëtar të Divjakës, i cili theksoi se bëhej fjalë për 3 ujqër, dy prej të cilëve ishin këlyshë.

Sipas tij, dëshmitar i ngjarjes është bërë roja i një stani aty pranë parkut.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: