Nga: ZONJA VJOLLCA
320 gr makarona
2 qepë të vogla
2 luge gjelle gjalpë
200 ml koncentrat viçi
150 ml pana
2 luge gjelle majdanoz i grirë
100 gr proshutë sp
50 gr arra
4 luge gjelle djathë parmixhano
Kripë
Piper i zi
Fillimisht në një tigan pa yndyrë pjekim arrat derisa të skuqen dhe më pas i largojmë duke i lenë të ftohen.
Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë dhe ziejmë makaronat në ujë me kripë duke respektuar minutazhin e shkruar në etiketë.
Në një tigan shkrijmë 2 lugë gjalpë dhe kaurdisim qepët të prera ne gjysmë rrathë derisa të zbuten, më pas i shuajmë qepët me lëng mishi dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Shtojmë panën, ulim temperaturën dhe e lemë salcën të ziejë ngadalë për 3 minuta, duke e rregulluar në fund me kripë dhe piper të zi.
Ndërkohë skuqim proshutën e tymosur derisa ajo të bëhet krokante dhe e vendosim në një letër kuzhine.
Largojmë makaronat, i kullojmë ato dhe i përziejmë së bashku me salcën. I spërkasim në fund me djathѱ parmixhano, majdanoz, proshutë krokante dhe arra të thërrmuara.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
