Një nënë angleze publikoi në “Facebook” një foto që tregon tmerrin që përjetojnë prindërit që kanë humbur fëmijët, kur bashkëmoshatarët e tyre nisin shkollën.
Julie Apicella, rezidente në Norfolk, ka publikuar dy foto të 7 shtatorit 2015 dhe 2016. Në të parën duket vajza e saj Emily, e buzëqeshur në ditën e parë të shkollës, ndërsa në foton e dytë vendi i saj është bosh.
Emily humbi jetën në 14 dhjetor 2015 në moshën 8-vjeçare. Tre vitet e fundit të jetës së saj i kaloi duke luftuar me tumorin në veshka. Vogëlushja iu nënshtrua të gjitha terapive për të luftuar me sëmundjen: kimioterapi, rrezatim, impiant të qelizave staminale dhe një operacioni për heqjen e veshkës së sëmurë.
Nëntë muaj pas vdekjes së vajzës së saj, Julie Apicella ndau në rrjetet sociale kujtimin e saj të trishtë, për të sensibilizuar opinionin publik për kancerin infantil.
“Një fëmijë në 285 diagnostikohet me kancer. Sensibilizimi i opinionit publik është hapi i parë që duhet të hedhim për ta luftuar atë”- shkruan Julie.
Fotografia e saj është shpërndarë rreth 9000 herë në rrjetet sociale, ndërsa në komente lexohen shumë histori të ngjashme me vogëlushen Emily.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: