Një javë pas vrasjes së 18-vjeçarit në qendër të qytetit të Pogradecit, publikohet videoja e momentit kur autori qëllon me automatik ndaj viktimës Fabio Hila.

Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë të objekteve pranë lokalit të basteve ku ndodhi krimi, duket momenti, kur viktima, gjuan me karrige Muçollarin në rrugë pas sherrit verbal. Në këtë moment të gjithë të pranishmit në lokal ngrihen dhe largohen me vrap, ndërsa autori rikthehet me kallashnikov, hyn në lokal dhe vret Fabio Hilën.

Disa sekondash, pas vrasjes, duket një person i tretë i veshur me të zeza, i cili mban kallashnikovin në duar (nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tij), shkruan Jeta Osh Qef. Në fund të videos, autori del nga lokali, i rrëmben kallashnikovin personit me të zeza dhe largohet me vrap.
Fabio Hila u vra më 13 shtator në Pogradec, pas një konflikti me Muçollarin, shkak i të cilit ishte një vajzë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: