NGA DRITAN KABA
Shkruajta para dy ditësh që do nxjerrin ndonjë film pas vdekjes tragjike të qytetarit në Lushnje. Ja paskan nxjerrë një film të titulluar “Kotelja dhe heroizmi i policisë”.
Subjekti ka të bëjë me shpëtimin heroik duke rrezikuar edhe jetën për shpëtimin e një koteleje, ndërsa qytetari vdes nga arroganca e policisë duke shkelur çdo procedurë dhe duke e keqtrajtuar sipas familjarëve.
Duke e vrarë edhe shpirtërisht me një arrestim që mund të ketë ndikuar sipas mjekëve në infarktin e tij. Stresi është një nga shkaqet thelbësore të infarktit.
Tani fati i koteles nuk dihet, i qytetarit po. Kotelja në duar të sigurta, qytetari tani në duart e Zotit.
Dy janë mundësitë, njëra ta kenë strehuar në godinën e re të ministrisë dhe e dyta, e kanë çuar tek shkolla e qenve për ta stërvitur kundër minjve të arave që dëmtojnë të mbjellat.
Pas këtij akti heroik, nuk mund të thotë kush çfarë bën policia për aeroportin e Ishmit dhe si ka mundësi që deri tani nuk është arrestuar ose zbuluar asnjë organizator i mbjelljes së bimës së gjelbër në Shqipëri.
Ajo është e zënë duke shpëtuar kotele.
(BalkanWeb)
