Kryeministri Edi Rama e ka nisur dje fjalimin e tij gjatë vendosjes së murit të memories për policët e rënë, në ambientet e rikonstruktuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme duke cituar fillimisht filozofin Albert Kamy dhe më pas shkrimtarin çek Milan Kundera.

“Armiku më i madh i policisë nuk është krimi por harresa”, tha Rama, duke cituar Kunderën.

Por “Lolita” zbulon se Kundera nuk qenka vetëm shkrimtari i preferuar i kryeministrit, por edhe i deputetes demokrate Majlinda Bregu. Në një emision televiziv pak ditë më parë edhe Bregu ka cituar Kunderën. “Të tjerët gjejnë tek ne atë që e humbasim vetë”, tha ajo.

Por përbri videos së publikuar, faqja në facebook “Lolita” shkruan një tjetër shprehje të shkrimtari çek: “Kur flet zemra, mendjes i duket e pahijshme të kundërshtojë”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/Lolita16112015/videos/1594530324181730/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: