Kampionati i këtij sezoni ka nisur me shumë të reja dhe të vjetra. Ndonëse ajo çka ka rënë më shumë në sy ka qenë ajo e golave të paktë të shënuar dhe tkurrjes së lojës së bukur, nuk ka sesi të mos lihet pa përmendur dhe një çështje që realisht është shumë e rëndësishme dhe jetike për futbollin, siç është ajo e gjyqtarëve. Pa frikë mund të thuhet se ekipi më i dobët i deritanishëm i këtij sesioni të zhvilluar kanë qenë pikërisht ata. Shumë kontestime, penallti të dhëna apo të pa dhëna, kanë bërë që klubet të ankohen në lidhje me këtë çështje.

Nisjen më të keqe e kanë bërë pikërisht në javën e parë ku akorduan dy penallti shumë të diskutueshme në favor të Skënderbeut dhe Partizanit.

Pastaj në javën pasardhëse kurrë nuk u kuptua apo ndoshta ishin në aspektin e kompensimit, penallti që nuk u dhanë, kësaj radhe në meritë të këtyre dy ekipeve. Ndryshe nuk bënë as me Tiranën, penallti e mohuar në Laç.

Nuk diskutohet që makthi i arbitrave janë 11-metërshat e rastet e dyshimta nuk munguan as në të 3-ën. Në sfidën Tirana-Kukësi një top i prekur nga Pejiç që ishte duke shkuar drejt portës nuk u pa fare nga asnjë prej arbitrave, sesi vetëm ata e dinë. Drejtuesit ‘bardheblu” u shprehen me ironi se: nuk dimë nga të ruhemi, nga kundërshtarët apo arbitrat. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shkodër, ku Vllaznisë në minutën e 68 pas një depërtimi në zone të Hebaj, në mënyrë të prerë arbitri e dënon me të verdhë për stimulim.

Situata nuk ndryshon as javën e katërt, gabimet vazhdojnë te përsëriten. Ndeshje ishte tjetër, por rezultati i njëjtë. Takimi Korabi-Vllaznia pati një rast tepër të dyshuar, kur sulmuesi Plaku i Korabit brenda zonës së rreptësisë dukshëm iu shkaktua faull, por kryesori hezitoi.
Shqetësuese është fakti në rast se ka ekipe që janë nën shënjestrën e bluzave të zeza, për gabime njerëzore vështir se mund të flitet. Situata duhet të ndryshojë shpejt në rast se duam të shohim një garë të pastër.

(er.ko/el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb