TIRANE- Në një kohë kur Policia e Shtetit ka nisur një fushatë të ‘egër’ ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, një çudi ka ndodhur në mes të Tiranës.

Në një video të siguruar nga ‘BalkanWeb’ shihet se si një burrë, transporton 6 fëmijë në motorin e improvizuar me një karrocë. Ndonëse ironike, por në këtë karrocë nuk ka as ndenjëse për të mitur dhe as rripa sigurimi, duke vënë kështu në rrezik serioz jetët e fëmijëve.

Ngjarja është regjistruar në zemër të kryeqytetit paraditen e djeshme, në zonën e ish-Bllokut. Ndërkohë, pyetja e vetme që shtrohet është: A e pa policia këtë ‘shfaqje’ që rrezikon jetët e 6 të miturve?
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb