SPANJË– Ekipet e emergjencës në Spanjë kanë shpëtuar të paktën 220 persona të bllokuar nga dëbora në veri të vendit.
Si pasojë e motit të keq qindra makina janë bllokuar për rreth 17 orë në rrugët mes Cantabria dhe provincës Palencia, ndërkohë që mes personave të bllokuar janë dhe dhjetëra turistë britanikë.
Temperaturat lokale arrijnë në -15C, ndërsa trashësia e dëborës arrin në 40 cm.
Vendi është përfshirë nga moti i ftohtë dhe me reshje bore, ndërsa meterologët parashikojnë një përkeqësim të situatës për 3 ditët e ardhshme për të paktën 20 rajone.
Policia spanjolle tha se dhjetëra automjete ushtarake dhe borë pastruese janë në terren për tu ardhur në ndihmë njerëzve.
Shumë shkolla në veri të vendit janë mbyllur, ndërsa ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
(d.d/BalkanWeb)
