TIRANE– Vjollca Vokshi, një nga ikonat e lajmeve në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar është rikthyer në Tiranë. Në disa foto të publikuara së fundmi ajo shfaqet bashkë me motrën e saj, deputeten Albana Vokshi, si dhe në shoqërinë Albina Dedës, Voltana Ademit, Silvi Bardhit dhe Suela Mustës.

Nuk dihet nëse këtë herë ardhja në Tiranë e gazetares Vjollca Vokshi është për të qëndruar për një kohë të gjatë, apo një vizitë për të takuar miqtë dhe të afërmit.

Kur u largua në vitin 1997, s’i kishte kaluar të 30­at. Larg gazetarisë, me një jetë të re në Venezuelë, për shumë do të shfaqte kuriozitet për të gjithë miqtë e saj që e kishin njohur në tensionin e punës në Televizionin Shqiptar, të pas vitit ’90-­të.

E sigurt, e përpiktë dhe e lindur për ekran, pas këtyre viteve larg vendlindjes ajo shfaqet diskrete, duke mos pranuar të japë detaje për jetën e saj.

Pas largimit nga viti 1997, shumë pak dinin për jetën e saj, si kishte vazhduar jeta e Vjollca Vokshit, ikonës së ekranit në vitet e para të pluralizmit demokratik. Ajo u largua në vitin 1997, për të nisur një jetë ndryshe, si e martuar, me Roberton, biznesmenin italian, me të cilin u njoh në Tiranë. Atëherë ai jetonte në Shqipëri ku menaxhonte bizneset e tij dhe më pas u rikthye në Itali, atje ku Vjollca ndaloi në fillim të largimit të saj. Më pas ata zhvendosen si të martuar në Venezuelë, ku jetojnë dhe sot. Tashmë Vjollca është nëna e një vajze që quhet Martina. Jeta e saj atje është larg gazetarisë dhe tashmë ajo menaxhon një agjenci eventesh kulturore.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: