TIRANE – Të mërzitesh me nusen vetëm 15 minuta pasi je martuar. Do t’ju duket e habitshme por kështu ka ndodhur me një çift, të cilët gjatë ceremonisë së tyre martesore për pak sa nuk përfunduan duke u rrahur.
Një video e postuar nga Daily Mail shfaq momentin, kur dhëndri dhe nusja në momentin që po hanin tortë e dasmës për pak sa nuk rrahën.
Dhëndri po priste që të provonte tortën nga dora e nuses, ndërkohë që kjo e fundit për ta bërë pak më interesante filloi të luante pak me pirunin.
Ka qenë pikërisht në këtë moment, që dhëndri është acaruar dhe e ka gjuajtur me pëllëmbë. Nuk dihet vendi nga është ky çift, por “fama” e tyre u shpërnda në të gjithë botën me atë të kësaj videoje,
(er.cu/BalkanWeb)
