DASHI
Sot për ju që jeni në një lidhje, bashkëpunimi në çift do përmirësohet disi. Do keni mundësinë të qëndroni më gjatë pranë partnerit dhe do diskutoni edhe për disa gjëra që nuk ju kanë pëlqyer kohët e fundit. Beqarët do fillojnë një lidhje pasiononte, e cila do i bëjë të ëndërrojnë pa fund.
DEMI
Tregohuni të arsyeshëm me partnerin dhe jo të kërkoni më shumë sesa duhet. Vetëm kështu nuk do e lëndoni veten dhe atë. Shumë herë i tejkaloni kufijtë me tekat tuaja. Me shpenzimet nuk tregoheni asnjëherë të matur dhe gjendja do bëhet problematike.
BINJAKËT
Gjërat kanë për të ecur më mirë për ju të shenjës së binjakëve. Nëse nuk kërkoni më shumë pavarësi nga sa duhet, ju që jeni në një lidhje dhe mundohuni të toleroni më tepër nga zakonisht, mos u kapni pas çdo fjale, por ecni me besim. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do pranojnë çdo ftesë që do ju bëhet.
GAFORRJA
Sot përkujdesja për atë që keni në krah do të jetë më e madhe dhe marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme duke gjetur mbështetje tek miqtë, të cilët nuk do i lënë të mërziten. Me financat tregohuni sa më të matur.
LUANI
Ju të shenjës së luanit sot do ruani një komunikim të mirë me atë që keni në krah, dhe do kënaqeni pa fund. Tashmë kanë kaluar ato ditë të errëta dhe të mërzitshme për ju. Nuk do ndihen më të vetmuar si më parë. Në planin financiar do jeni me fat dhe do arrini t’i shlyeni të gjitha borxhet që keni marrë.
VIRGJËRESHA
Momentet financiare të vështira jua kanë përkeqësuar dhe jetën në çift. Financat nuk do dini si t’i menaxhoni dhe do kryeni investimet të panevojshme aq sa do ju çojnë në grindje e debate të ashpra. Papërgjegjshmëria juaj ka për t’u hapur shumë probleme. Keni ende kohë të reagoni për mirë ndaj situatës.
PESHORJA
Do të keni një ditë më të organizuar sot me familjarët tuaj dhe gjërat do ju ecin më së miri. Do jeni dakord në çdo plan të organizuar prej tyre, mjafton prania e njëri –tjetrit. Në planin financiar do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe gjërat kanë për t’ju ecur më së miri.
AKREPI
Do përgatisni një surprizë të madhe sot për prindërit tuaj dhe do e bëni në një mënyrë tepër të fshehtë. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Në planin financiar ndikimi i yjeve do jetë negativ. Shpenzime do të jenë të pamenduara, por e rëndësishme do jetë kënaqësia që do ju falni atyre.
SHIGJETARI
Disa tronditje të vogla gjatë kësaj dite do të keni me partnerin, por gjithsesi, ju do keni durimin dhe këmbënguljen e duhur për t’i zgjidhur. Mbrëmja do të vijë e qetë sikur mos të ketë ndodhur asgjë. Beqarët do kenë një ditë plot ngjyra dhe me mundësi të mira për takime. Shfrytëzojeni sa të mundni.
BRICJAPI
Do të tregoheni të ashpër me njerëzit sot dhe duke përdorur ironinë tuaj me vend e pavend. Nëse ju nuk kontrolloni apo të duroni dot gjendjen është më mirë të qëndroni diku vetëm. Është e kotë të prishni marrëdhëniet kur nuk do të mund të ndryshoni dot asgjë.
UJORI
Luftoni për atë që doni dhe ja dilni gjithmonë në fund mbanë. Jeni duke kërkuar më të mirën për veten, por ua siguroj që ketë herë nuk është mjaft e lehtë, prandaj do të keni nevojë për mbështetjen e dikujt.
PESHQIT
Edhe pse e dinit se po ecnit në hap të gabuar, në vend që të kërkonit falje, vazhdonit me të njëjtin ritëm. Do keni pasoja, dhe është momenti për t’u përballur.
