SIRI- Historia e vajzës së vogël që u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtesë në Siri, e cila u bombardua nga një sulm me bombë ka prekur miliona njerëz. Babai i vajzës në një rrëfim për ‘Daily Mail’ tregon se si kishte mundur të gjente pas dy orësh njërën nga vajzat e tij, 4 muajshe, pasi më e madhe, 3 vjeç kishte humbur jetën.

Me lot në sy Yehya Maatouq, 32 vjeç tregon çastet e tmerrit, ndërsa shton se “Unë isha në dyqan, kur avioni filloi kryerjen sulme ajrore”. Fill pas kësaj ai kishte shkuar i tmerruar drejt shtëpisë së tij, ndërsa pa se prej saj nuk kishte ngelur asgjë përveç rrënojave.

Pamjet e shpëtimit të vogëlushes jetëgjatë bënë xhiron e botës, madje edhe heroi që e shpëtoi. Vullnetari Abu Kifah u emocionua aq shumë kur arriti të nxirrte vajzën nga rrënojat, madje edhe qahu.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: