TIRANË- Nga Komisariati i Policisë, Nr.3 në Tiranë u arrit kapja e të kërkuarit Ervin Tavanxhi, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Në ngarkim të tij, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim për veprën penale të Vjedhjes në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
U ekzekutua vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë.
(ma.ar/BalkanWeb)
