TIRANE- Tronditet Qyteti Studenti. Një 21-vjeçare nga Fieri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku studentja e Ekonomikut me inicialet A.D., ka kryer aktin ekstrem të vetëflijimit, duke pirë fostoksinë.

Një dëshmitare okulare në vendngjarje bën me dije për “Jeta Osh Qef” se vajza mund të kishte shpëtuar në rast se shoferi i ambulancës do të kishte ardhur disa minuta më parë. Ajo thotë se më shpejt erdhën prindërit e viktimës nga Fieri në Tiranë sesa makina e ambulancës.

Nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës. Por edhe më tragjike e bëjnë ngjarjen fjalët prekëse të babait të viktimës.
“Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai së bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt.

“Ndërkohë që po e hipnin në ambulancë, tashmë pa ndjenja vajzën, doktoresha i bërtiste shoferit “ku ishe? Ku ishe? Sa herë t’i kam rënë telefonit?”, – tregon dëshmitarja okulare për Jetaoshqef.

A.D., studionte për ekonomi në Tiranë, ndërsa rrinte në godinën 24-25.
“Prsh, sot pasdite rreth orës 17:30 në qytetin student, në rezidencën studentore 24-25 tentoi të vetëvritet 21-vjeçarja duke pirë fostoksinë. Ndërkohë që prindërit e vajzës erdhën nga qyteti i Fierit në Tiranë, ambulanca e qendrës shëndetësore e qytetit studenti që ndodhet vetëm 50 m larg godinës ende nuk kishte mbërritur sepse nuk gjendej shoferi. Prindërit ndoshta të lajmëruar nga vetë ajo, u gjendën aty dhe e morën vajzën e nxorën jashtë me ndihmën e sanitares. E futën në makinën e tyre, pastaj vjen ambulanca dhe e zbritën përsëri vajzën tashmë pa ndjenja e futën në ambulancë. Vajza ka ndërruar jetë tashmë”, shkruan dëshmitarja.
vetevrasja QS, JOQ

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb