Anthony Gosh është “qetësuar” paksa pasi ka gjetur femrën e ëndrrave të tij, pas shumë aventurave në të kaluarën. Ai ka deklaruar se ka shkuar më shumë se me një mijë femra gjatë jetës së tij, ndwrsa tani ndjehet i dashuruar.
Gosh u bë i njohur në spektaklin televiziv “Britain’s got talent”, ku shfaqi aftësitë e tij si DJ.
“Kam shkuar me një mijë femra, por me asnjë nuk kam qenë i lumtur. Tani mund të them se jam i dashuruar dhe kam sy vetëm për një femër”- tha 36-vjeçari Gosh. Ai është lidhur aktualisht me një fanse, 43-vjeçaren Karen, të cilën e njohu nëpërmjet rrjetit social Facebook.
“Në të tridhjetat u mërzita nga seksi rastësor dhe vendosa që të qetësohesha. Kisha nevojë për një lidhje serioze dhe më në fund e gjeta shpirtin binjak”, ka thënë Gosh.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb